Ja shkaktarët kryesorë që çojnë në rritje të kolesterolit të keq në gjak

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kolesteroli i lartë në gjak është një sëmundje prek shumë njerëz. Kjo sëmundje quhet si “vrasës i heshtur” sepse nuk shfaq simptoma dhe për pasojë nuk mund të kapet dhe të kontrollohet në kohë. Ja disa nga shkaktarët kryesorë që çojnë në rritjen e kolesterolit në gjak:

kolesterolDieta ushqimore: ushqimet e pasura me yndyrë të ngopur mund të çojnë në rritje të nivelit të kolesterolit. Mishi i derrit, viçit, qengjit, veza, gjalpi, djathi etj janë disa nga ushqimet që përmbajnë yndyrna të ngopura. Ju duhet të qëndroni larg fast food-eve dhe ushqimeve të paketuara gjithashtu.

Pesha: të qënurit mbipeshë mund të çojë në rritjen e triglicerideve dhe uljen e HDL, ose kolesterolit të mirë.

Aktiviteti fizik: mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në rritjen e kolesterolit të keq LDL dhe uljen e kolesterolit të mirë HDL.

Mosha dhe gjinia: pas kalimit të të 20-ave nivelet e kolesterolit mund të rriten natyrshëm. Tek meshkujt nivelet e kolesterolit zakonisht fillojnë të rriten ndjeshëm pas moshës 50 vjeç. Tek femrat, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulura deri në menopauzë dhe më pas niveli i tij fillon të rritet ndjeshëm.

Historia familjare: kolesteroli i lartë është një problem shëndetësor i trashëgueshëm. Nëse keni pjestarë në familje që vuajnë nga ky problem, atëherë ju duhet të kujdeseni në maksimum për të mos u prekur.

Duhani: pirja e duhanit ul nivelin e kolesterolit të mirë në gjak. Nëse vuani nga nivelet e larta të kolesterolit të keq atëherë ju duhet të ndaloni pirjen e duhanit./ www.shendeti.com.al /Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin