Ja si ndikon mërzitja, depresioni dhe ankthi i grave shtatzëna tek fëmijët që do lindin

shtatzaniSipas një studimi të kryer nga Shoqata për Shkencë Psikologjike thuhet se emocionet e nënës ndikojnë në fetus duke filluar që nga muaji i 6-të i shtatzanisë.

Sipas studimit, depresioni gjatë shtatzanisë është po aq i zakonshëm sa dhe depresioni pas lindjes. Rreth 10% e nënave shtatzëna vuajnë nga depresioni. Mamatë që vuajnë nga depresioni kanë 1.5 herë më shumë gjasa që të lindin fëmijë që do të vuajnë nga depresioni. Këta fëmijë në të ardhmen do të bëhen edhe më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe do të jenë më agresorë.

Stresi i nënave shtatzëna nuk ka një efekt të tejzgjatur tek fetusi siç ka depresioni. Sipas studimit nëse nënat stresohen për periudha afatgjata mund të bëjnë që fetusit t’i dhembë barku. Edhe pse emocionet nuk mund të kalojnë në plancetë, hormonet munden!

Shëndeti emocional i nënave ka efekt të qëndrueshëm tek zhvillimi i fetusit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm. Është shumë e rëndësishme që t’i mbani emocionet nën kontroll gjatë periudhës së shtatzanisë.

Burimi: Baby Center

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS