Ja si ndikon stresi në shëndet

Stresi mund të jetë shumë personal, mund të krijohet nga një zhgënjim afatshkurtër apo nga një përvojë e pakëndshme. Sipas studimeve, rreth 80% e sëmundjeve të rënda mund të përkeqësohen nga stresi. Ja disa nga mënyrat se si stresi ndikon në shëndet:

Nxit dëshirën për të ngrënë: kortizoli është hormoni që lëshohet kur jeni në stres dhe ky hormon rrit dëshirën e të ngrënit gjëra të yndyrshme dhe me sheqer. Studimet tregojnë se hormoni lidhet me receptorët e trurit që kontrollojnë marrjen e ushqimit.

Akumulon yndyrë: kur jeni në periudhë stresi, ka gjasa që të shtoni peshë. Hormoni i kortizolit rrit sasinë e indeve yndyrore në trup duke bërë kështu që përmasat e qelizave yndyrore të zgjerohen.

CWGFP4 Portrait of stressed woman having head pain

Ndikon në sëmundjet kardiovaskulare: marrëdhënia e saktë midis stresit dhe sulmeve në zemër mbetet ende e paqartë. Por rreth 23% të rasteve të sëmundjeve të zemrës, thuhet të jenë shkaktuar nga stresi.

Pagjumësi: ngjarjet e mëdha stresuese mund të shkaktojnë pagjumësi, gjë e cila çon në një stres kronik dhe afatgjatë.

Dhimbje koke: stresi i bën muskujt më të tensionuar. Stresi shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

Probleme me kujtesën: hormoni i kortizolit ndërhyn në aftësitë e trurit për të formuar kujtime të reja. Gjatë stresit akut, kortizoli hyn deri në receptorët e thellë të trurit dhe e bën të vështirë proçesin e të menduarit gjatë dhe rifitimit të kujtimeve.

Probleme me flokët: stresi është një nga shkaktarët kryesor që ndikon në rënien e flokëve. Stresi dhe ankthi ndikojnë gjithashtu në një çrregullim të quajtur trikotillomania, në të cilën njerëzit e kanë të vështirë ti tërheqin apo t’i lidhin flokët.

Ndikon në shtatzëni: stresi i rëndë ndikon në shtatzëni të parakohshme, madje disa studime thonë se nivelet e larta të stresit të nënës ndikojnë edhe në trurin e fetusit. Gratë të cilat kanë stres të rëndë dhe afatgjatë kanë rreth 12% më pak shance për të mbetur shtatzënë.

Rrit nivelin e sheqerit në gjak: nëse jeni me diabet të tipit 2, stresi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në mënyrë automatike.

Ndikon në tretje: stresi shkakton urth, probleme stomaku dhe diarre. Sindroma e zorrës së irrituar dhe kapsllëkut ndikohet nga stresi gjithashtu.

Tension të lartë të gjakut: stresi ndryshon normën e rrahjes së zemrës dhe kontrakton enët e gjakut, gjë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut.

Problemet e lëkurës: stresi është një nga faktorët që nxit daljen e puçrrave, pikat e zeza dhe sëmundjet e lëkurës.

Stresi ndikon në plakje të parakohshme, në përkeqësimin e marrëdhënieve seksuale dhe performancën në punë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës