Ja si ta parandaloni djegien e lëkurës nga dielli me këto ilaçe natyrore!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

patate mjalt domDielli i fortë gjatë sezonit të plazhit, mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë duke e djegur atë. Kur përballen me një problem të tillë, shumica prej jush drejtohen në farmaci për të gjetur medikamentin e përshtatshëm, duke harruar se ilaçi më i mirrë gjendet pikërisht në shtëpinë tuaj…Ja cilat janë ilaçet popullore të cilat do ta shpëtojnë lëkurën tuaj nga plagët e djegies!

Domatet: Antioksiduesit që përmbajnë domatet janë parandalim i mirë kundër infeksioneve në sipërfaqe të lëkurës, e cila është e dëmtuar nga ekspozimi i tepruar në diell. Merreni domaten nga frigoriferi, qërojeni, e më pas grijeni, apo shtypeni me pirun. Përzierjen, vendoseni në vendet e djegura të lëkurës dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas hiqeni me ujë të vakët.

Kastravecat: Të gjithë e dimë se sa efikase është maska e bërë nga kastravecët, për lëkurën e thatë të fytyrës. Meqë stimulojnë qarkullimin dhe e rikthejnë lagështinë e lëkurës, kastravecat janë zgjidhje efikase nësë keni probleme me djegien e lëkurës nga dielli.

Këshillohet që kastravecët e ftohtë t’i grini në rrathë, e më pas vendosini në lëkurën e djegur. Lërini që të qëndrojnë 15- 20 minuta, e më pas zëvendësoni me të tjerë.

Uthulla e mollës: Largon bakteret e dëmshme nga sipërfaqja e lëkurës dhe mundëson kthimin e ekuilibrit të pH të lëkurës. Uthulla duhet lënë 15 minuta në lakurë, e më pas, nëse ka nevojë, të përsëritet procedura përsëri.

Patatet: Lëkura e djegur në diell është tepër e nxehtë dhe patatja është ilaç i njohur për largimin e nxehtësisë. Përpos kësaj, patatja vepron edhe si analgjetik natyror, duke larguar dhimbjen. Qërojeni pataten, grijeni në feta të holla dhe vendoseni në vendin e djegur. Mbulojeni me leckë të hollë dhe lëreni që të qëndrojë nja 20 minuta.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës