Ja si të bëni shtëpinë të shkëlqejë nga pastërtia me këto truke të thjeshta!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

shtepi 9Kur vjen puna për pastrimin, ne jemi gjithmonë në kërkim të një mënyre më të mirë, më të shpejtë, dhe të thjeshtë për të përfunduar detyrën në kohë dhe me efikasitet.

Shpëtoni nga vrimat që krijojnë mobiljet në tapet: Vrimat e shkaktuara në tapet mund t’ju irritojnë, veçanërisht nëse doni  të ndryshoni pozicionin e mobiljeve. Vrimat e mobiljeve mund të hiqen me një akull të vogël. Vendosni një kub akulli tek vendi i dëmtuar dhe pasi kubi i akullit të shkrihet plotësisht, pastroni vendin me fshesë korrenti.

Si të gjeni sende të vogla të humbura:  Nëse keni humbur një vidë të vogël, ose një objekt tjetër në të njëjtën madhësi, nuk keni nevojë të strukeni  dhe të filloni ta kërkoni. Në vend të kësaj, vendosni triko të vjetra në fshesën me korrent. Ato do i mbledhin sendet e vogla dhe do t’ju kursejnë kohë dhe energji.

Si të shpëtoni nga era e urinës të kafshëve shtëpiake: Nëse keni një mace që  herë pas here urinon në shtëpi, ndoshta keni vështirësi për të hequr qafe erën e pakëndshme të urinës, por kjo është e thjeshtë. Përzieni  1 lugë gjelle uthull dhe një gotë me ujë për tapetin, ose 1 lugë gjelle sode buke dhe një lugë uji për pllaka. Fërkojini mirë dhe era do të largohet si me magji!

Burimi: http://www.naturalcuresandhomeremedies.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?