Ja si të depiloheni në zonën intime pa marrë ndonjë infeksion dhe pa dhimbje

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Depilimi në zonën intime është shumë i dhimbshëm dhe shpesh herë shkakton infeksione për shkak të proçedurave të papërshtatshme. Ja disa pika që duhet t’i keni parasysh kur depiloheni në zonën bikini:

bikiniPërgatitja para deplimit: si fillim duhet të bëni një dush me ujë të vakët, në mënyrë që të pastroheni nga papastërtitë e mundshme dhe të mos të ndjeni shumë dhimbje.

Zgjidhni mënyrën e drejtë të depilimit: mënyra më e mirë e deplimit është shkulja e qimeve me dyll. Duhet të përpiqeni të zgjidhni një dyll të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj që mos ta irritojë atë. Në rast se përdorni brisk apo makinë, gjithmonë duhet t’i dizinfektoni para se t’i përdorni. Hiqini qimet në drejtimin e kundërt të rritjes.

Përdorni krem hidratues: pas depilimit përdorni krem hidratues ose vaj kokosi, në mënyrë që lëkura mos t’ju thahet dhe mos të irritohet.

Vishni të brendshme pambuku: kjo është shumë e rëndësishme. Të brendshmet e pambukut nuk shkaktojnë irritim të lëkurës dhe nuk përhapin infeksione.

Mos bëni dush disa orë pas depilimit: uji i vakët irriton poret dhe shkakton gunga./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës