Ja si të hiqni lëkurën e errët dhe të thatë nga bërrylat me këtë recetë natyrale

berryla te thateShumë njerëz e kanë problemin e bërrylave të thatë, sidomos në dimër. Megjithatë, ky problem nuk shkaktohet vetëm nga stina e ftohtë e dimrit, por edhe nga lloji i lëkurës. Këtu do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale se si të mënjanoni lëkurën e thatë dhe të errët tek bërrylat.

 Përbërësit: 1 lugë çaji vazelinë, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë lëng limoni, një pilulë vitamine A (të shtypur).

Përgatitja dhe përdorimi: përzieni të gjithë këta përbërës në një gotë qelqi dhe aplikoni përzierjen në zonën problematike. Aplikojeni këtë masë në mbrëmje, para se të flini dhe vishni një bluzë të ngushtë me mëngë të gjata. Të nesërmen lani bërrylat me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratues. Përsëriteni këtë mënyrë çdo mbrëmje. Përzierja mund të mbahet në frigorifer për 2-3 ditë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: lifestyle.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha