Ja si të hiqni lëkurën e errët tek bërrylat, gjunjët, sqetullat etj

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Gjunjët, bërrylat, sqetullat me lëkurë të errët mund të ndodhin tek çdo njeri, pavarësisht moshës apo origjinës. Kjo gjendje e lëkurës shfaqet zakonisht kur këto pjesë trupi fërkohen shpesh, për shkak të lëkurës së thatë,higjenës së parregullt, gjenetikës etj. Ja disa mënyra natyrale për që menjanojnë këtë gjendje të lëkurës:

berryl dhe gjunje te erretSodë buke: merrni një lugë gjelle sodë buke dhe përziejni me 1 gotë qumësht. Aplikojeni përzierjen në zonat e errëta dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përësriteni këtë proçedurë 2 herë në ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

Shafran Indie, mjaltë dhe qumësht: përzieni të gjitha elementet sëbashku derisa të formohet një formë paste. Aplikojeni pastën në zonat problematike dhe lërini të veprojnë për 20 minuta. Përsëriteni këtë procedurë çdo mbrëmje.

Sheqer dhe vaj ulliri ekstra i virgjër: bëni një masë të trashë me sasi të barabartë sheqeri dhe vaji ulliri. Aplikojeni masën në zonat e errëta dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas shpëlahuni me ujë të vakët e sapun të butë.

Limon me mjaltë: kjo është një tjetër mënyrë mjaft efektive për të menjanuar këtë problem. Përzieni 2 lugë lëng limoni me një lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në bërryla ose gjunjë dhe përsëriteni këtë metodë çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer