Ja si të ndaloni rritjen e qimeve nën lëkurë në 5 minuta përmes mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Eleminimi i qimeve që rriten nën lëkurë është një problem që ju ndodh thuajse të gjithëve dhe mbi të gjitha është një problem që nuk mund të eleminohet lehtë. Qimet e rritura nën lëkurë mund të shkaktojnë infeksione dhe skuqje të zonës ku kanë dalë. Ja një mënyrë alternative për t’i eleminuar ato:

qime nen mishPërbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar

200 ml baltë për trajtime, me përbërje betonite (që mund ta gjeni në farmaci apo ku shiten produkte kozmetike)

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

2 tableta vitaminë E  (të thërrmuara) ose 5 pika vaj vitmaine E

10 pika vaj livando

Përgatitja: fillimisht përzieni mjaltin dhe baltën në një tas sa të përftohet në masë homogjene dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Shtoni nga pak ujë të vakët derisa të formohet një pastë e butë, por jo shumë e hollë.

Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime të rritura nën mish dhe mbajeni derisa të thahet, rreth 30 minuta. Më pas, hiqeni pastën në drejtim të kundërt me rritjen e qimeve. Pas përdorimit të pastës lyejeni zonën me vaj kokosi ose gjalp trupi. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të dukshme. / yourhealthypage.com /

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës