Ja si të nxisni qarkullimin e gjakut!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

blood flowQarkullimi i mirë i gjakut në të gjithë trupin tuaj është shumë i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëhere mund të ketë probleme shumë serioze. Shkaqet mund të jenë të shumta dhe në disa raste edhe te panjohura, por mënyrat e kurimit janë po të njëjtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale. Ka shumë trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale, me rezultate shumë të mira duke lënë mënjanë edhe efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund të zgjidhin më shpejt nga sa mund të mendoni këtë lloj problemi.

Piperi djeges: është përdorur për qëllime të ndryshme mjekësore që nga qytetërimet e hershme. Biblioteka Kombëtare Amerikane e Mjekësisë, e ka njohur si një erëz efektive në parandalimin e sëmundjeve kronike. Për më tepër kjo erëz konsiderohet si një qetësues i fuqishëm dhe antibakterial, ajo gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut dhe ushqen strukturën qelizore e arteriet, venat dhe kapilarët për të ruajtur dhe rifituar elasticitetin.

Ajo gjithashtu ju bën më pak të prekshëm ndaj bllokimit arterial. Për shkak të komponimeve të tij që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë presionin e gjakut, piperi djegës është konsideruar si ushqim i zemrës.

Kini kujdes! Doza të mëdha nga kjo erëz janë të dëmshme për gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijët në gji. Vajrat medicinale dhe kremrat që përmbajnë këtë ekstrakt janë të pasigurt për fëmijët nën dy vjeç.

Kakao: Studimet kanë gjetur se ushqimet e pasura me flavonoide ishin të lidhura me një rrezik të zvogëluar të vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek femrat. Për më tepër, një studim holandez parashtroi të dhëna të mëtejshme mbi efikasitetin e kakaos në uljen e presionit të gjakut dhe uljen e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas epidemiologut në harvard, dr Eric Ding, marrja e kakaos është e lidhur me zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për diabet, shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës.

Kujdes! Kur konsumoni çokollatë, është e këshillueshme që ta merrni me përqindje të lartë kakao apo edhe kakao të pastër. Kakaon gjithashtu mund ta shtoni në lëngjet e frutave, kafe dhe receta të tjera.

Burimi: http://www.herbs-info.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit