Hemorroidet janë një problem shumë i zakonshëm tek njerëzit dhe shkaktohen nga problemet e qarkullimit të gjakut. Në përgjithësi, hemorroidet i referohen inflamacionit ose enjtjes së venave të vendosura në pjesën e poshtme të rektumit ose anusit dhe shkaktojnë dhimbje, acarim dhe gjakderdhje. Për shkak të problemeve që shkaktojnë, zbulimi i tyre në kohën e duhur është shumë i rëndësishëm.
Si t’i zbuloni në kohë hemorroidet?
Disa nga simptomat më të zakonshme të hemorroideve janë:
– dhimbjet në zonën anale
– siklet dhe dhimbje kur uleni
– gjakderdhje dhe dhimbje në jashtëqitje
– enjtje ose inflamacion që ndodh rreth zonës së anusit.
Ashtu si shumë probleme të tjera edhe hemorroidet mund të zbulohen në kohë nëse i kushtoni vëmendje shenjave të para të tyre. Është shumë e rëndësishme që sa të vini re një problem të tillë të shkoni menjëherë tek mjeku. Nëse keni probleme me jashtëqitjen edhe pse nuk vini re daljen e hemorroideve përsëri duhet t’i kushtoni vëmendje sepse ato dalin me kalimin e kohës. Ushqehuni me fibra dhe proteina të shëndetshme në mënyrë që proçesi i jashtëqitjes t’ju rregullohet.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


