Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Buzët e plasaritura janë shumë delikate, përveçse mund të bëhen të dhimbshme, ato kërkojnë edhe një kohë relativisht të gjatë për t’u shëruar. Ja disa mënyra natyrale për t’i trajtuar e shëruar ato:
Sheqer, mjaltë dhe vaj ulliri: përzieni 2 lugë çaji sheqer me 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji vaj ulliri. Ky është një lloj skrabi natyral që heq lëkurën e tepërt dhe qetëson dhimbjet. Masazhojini lehtë buzët me këtë skrab dhe më pas shpëlajini me ujë të vakët.
Vaj bajamesh me salcë kosi: përzieni një lugë çaji vaj bajamesh me një lugë çaji salcë kosi (pa kripë). Masazhojini me lëvizje rrethore buzët me masën e krijuar dhe lëreni të veprojë për disa minuta.
Tërshërë dhe mjaltë: përzieni sëbashku dy lugë vaj ulliri, dy lugë mjaltë dhe 1 lugë tërshërë të imët. Aplikojeni përzierjen në buzë dhe masazhojini ato lehtë. Lëreni përzierjen të veprojë për 5 minuta.
Ju mudn të përdorni këto metoda 3-4 herë në ditë derisa buzët t’ju jenë shëruar tërësisht. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth


