Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se kockat tona janë të lidhura me njëra-tjetrën në trup, dhe në këtë mënyrë, dhimbja e një pjese mund të çojë në probleme të tjera siç është dhe dhimbja e këmbëve. Kjo dhimbje krijohet nga mos përdorimi i këpucëve të duhura ose ecjeve të gjata (tek femrat edhe nga përdorimi i këpucëve me taka).
Ngritja e gishtave:
Ngrini gishtërinjtë tuaj duke qëndruar në këmbë. Përsëriteni 5 herë me të dy këmbët ushtrimin.
Vishni këpucët e duhura: Për të parandaluar deformimet zgjidhni këpucët e duhura. Duhet të zgjidhni këpucët me gjysmë inç hapësirë midis majës së gishtit tuaj më të gjatë dhe me fundin e këpucëve.
Vendoseni këmbët në ujë të vakët dhe vendosni një bustin çaj kamomil në të: Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoni këmbët e ënjtura.
Ju duhet një top tenisi: Vendosni një top tenisi nën këmbë dhe shtypeni pak. Përsëriteni me këmbën tjetër. Në fund, anoni këmbëndhe të zgjas gishtërinjtë në mënyrë që të takojnë me tokën.
Provoni joga: Joga është e shkëlqyer për të kontrolluar dhimbjet e trupit, pasi janë të bazuara në këmbët. Ju do të mësoni të rivendosni ekuilibrin e trupit, së bashku me ekuilibrin e gjendjes tuaj mendore.
Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al


