Ja si të tërhiqni dhe të fitoni elasticitetin e lëkurës së varur

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Lëkura varet dhe humbet elasticitetin e saj kur shtoni në peshë dhe bini në peshë në mënyrë drastike. Lipostucioni është një nga zgjidhjet e këtij problemi, por përveçse është i kushtueshëm mund t’ju shkaktojë edhe efekte anësore. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe lëkura do të fitojë elasticitetin e saj në çdo zonë të trupit.

lekure e varurUshqehuni shëndetshëm: shmangni ushqimet e yndyrshme dhe ato të shpejta, konsumoni ushqime me përbërës të rëndësishëm si minerale, vitamina, fibra e karbohidrate të shëndetshme.

Bëni aktivitet fizik: përpiquni të aktivizoni muskujt ku keni probleme me varjen e lëkurës. Nëse këtë problem e keni në zonën abdominale atëherë bëni ushtrime specifike për këtë zonë.

 Pini ujë: uji e mban lëkurën gjithmonë të hidratuar si dhe largon toksinat dhe mbeturinat e depozituara në trup. Pini sasi të konsiderusehme uji në varësi të peshës trupore.

Aplikoni lëng kastraveci: shtrydhni një kastravec dhe lyeni zonat problematike. Përdoreni këtë proçedurë 2 herë në ditë derisa të shikoni rezultatet e dëshiruara. Përveç lëngut të kastravecit përdorni edhe kremra me efekt shtrëngues, me Q10.

Përdorni vajra esencialë dhe bëni masazh: vaji jojoba, vaji avokado dhe vaji i farave të rrushit janë shumë të mirë për tërheqjen e lëkurës dhe forcimin e saj. Bëni masazh per 15-20 minuta në këtë zonë dhe aplikoni vajrat esencialë 2 herë në ditë./ Burimi: steptohealth

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës