Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Nëse shikoni njolla të bardha apo të verdha në thonj, thonj të trashë dhe të deformuar, mund të tregojnë për infeksion fungal të thonjve apo të quajtur ndryshe kërpudha të gishtit të madh të këmbës (Onihomikoza). Nëse këto infeksione të thonjve nuk trajtohen, atëherë ato e bjënë thojin edhe më të trashë dhe çojnë deri në rënie të të gjithë thojit. Këto infeksione fungale duhet të trajtohen në tërësi dhe shumë mirë sepse mund të përsëriten.
Hudhra është një nga produktet natyrale më të përdorura, kjo për faktin se ajo ka veti të shkëlqyera anti-bakteriale dhe anti-fungale.
Mbajini këmbët për pak minuta në ujë të ngrohtë ku të keni tretur një gotë uthull molle.
Merrni 2-3 thelpinj hudhre dhe bëjini pure.
Fshijini këmbët mirë dhe vendoseni purenë e hudhrës në gishtin ku keni infeksionin.
Lidheni gishtin me një napë pambuku dhe mbajeni për 2-3 orë.
Përsëriteni këtë proçedurë 2 herë në ditë, derisa gishti të jetë shëruar.
Kujdesuni që të vishni këpucë të përshtatshme dhe çorape pambuku. Lyejini këmbët me krem anti-fungal dhe anti-bakterial.
Burimi: Raid Home Reminders


