Ja si të trajtoni rënien dhe flokët e hollë në pak javë përmes metodave natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Alopecia është një term që përdoret në rastin e rënies së flokëve (apo qimeve në pjesë të tjera të trupit). Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë gjendje, të tilla si çekuilibëri hormonal, dieta e varfër ushqyese, stresi, gjenetika, higjena e flokëve si dhe përdorimi i produkteve të papërshtatshme për flokët.

renia e flokeveJa mënyrat natyrale për të trajtuar flokët e hollë dhe që bien:

Vezë: në varësi të gjatësisë së flokëve, rrihni 1-2 vezë dhe vendosini në flokë të lagur. Lëreni maskën të veprojë për 30-60 minuta. Më pas, shpërlajini flokët me ujë të ngrohtë dhe shampo të pasur me keratinë dhe biotinë. Vezët janë të pasura me proteina, prandaj është e rëndësishme maska e flokëve me to. Ky trajtim duhet të bëhet 1-2 herë në javë.

Vaj ulliri: merrni një filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni pak. Masazhoni rrënjët e flokëve deri në majë me gishtërinj duke aplikuar vajin e ullirit. Mbajeni në kokë për 1 orë dhe më pas shpërlajini flokët. Një mënyrë tjetër do të ishtë një filxhan vaj ulliri i ngrohtë me një lugë mjaltë. /Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës