Ja si të “zbardhni” fytyrën nga shenjat, aknet, puçrrat dhe pikat e zeza në pak javë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Maska që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efektive për trajtimin e të gjitha problemeve të lëkurës. Ajo do t’ju ndihmojë që të pastroni fytyrën nga aknet, shenjat, puçrrat, pikat e zeza dhe të gjitha papastërtitë e tjera.

maske fytyrePërbërësit: pak ujë i nxehtë, 1 lugë gjelle xhelatinë, lëngu i gjysmë kokrre portokalli bashkë me lëkurë.

Në një tas qelqi hidhni një lugë gjelle xhelatinë dhe 2 lugë gjelle ujë të ngrohtë. Përziejeni shpejt në mënyrë që xhelatina të shkrihet dhe të formojë masë të trashë. Pasi masa me xhelatinë të jetë trashur, hidhni ngadalë lëngun e gjysmë kokrre portokalli të cilin duhet ta keni shtrydhur me lëkurë. Përziejeni mirë masën derisa të formohet një masë e trashë dhe kremoze.

Para se ta aplikoni maskën, shpëlajeni mirë fytyrë. Aplikoni maskën në mënyrë të njëtrajtshme dhe mbajeni derisa ajo të thahet. Përsëriteni 2 herë në javë për rezultate më të mira./ Burimi: explicitgists

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës