Ja si të zhbllokoni arteriet dhe të mbroni veten nga ataku në zemër!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

shege 6

Nëpërmjet ushqimeve të duhura, natyra na ka dhënë ilaçet më të mira për çdo sëmundje që mund të na prekë gjatë jetës. Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të zhbllokoni arteriet dhe të mbroni zemrën!

Avokado: Studimet kanë treguar se konsumi ditor i avokados luan rol kryesor në përmirësimin e kolesterolit në gjak .

Asparaga: Është një ushqim natyral që ndihmon në pastrimin e arterieve. Ajo mund të ndihmojë për presionin e ulët të gjakut dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut që mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare. Asparaga është e mbushur me fibra dhe minerale, së bashku me një listë të gjatë  me vitamina, duke përfshirë C, B1, B2, C dhe E

Shegë: Ky frut përmban fotokemikale, që veprojnë si antioksidues, duke mbrojtur arteriet nga dëmet që mund të pësojnë. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e oksidit nitrik në trup.

Shafran i Indisë: Kjo erëz është një anti-inflamator i fuqishëm. Shtimi i Shafranit të Indisë në dietën tuaj mund të zvogëlojë dëmtimin e mureve arteriale dhe të ulë shanset  për mpiksjen e gjakut.

Perimet me gjethe jeshile: Këto perime mund t’ju ndihmojnë të relaksoni muret arteriale dhe të stabilizoni tensionin e gjakut, ndërsa balanconi nivelet e yndyrës në gjak.

Kanellë: Kjo erëz e shijshme mund të ndihmojë për të ulur nivelet e kolesterolit. Kanella është plot me antioksidues, të cilët përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur gjakun nga oksidimi. Spërkatni pak kanellë në kafen tuaj apo në ushqime të tjera, dhe shijoni përfitimet!

Çaj jeshil: Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekins, të cilat pengojnë absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes. Pirja e një gote ose dy çdo ditë, mund të ndihmojë në normalizimin e nivelit të gjakut, lipideve dhe mund të zvogëlojë bllokimin arterial. Çaji jeshil gjithashtu nxit metabolizmin në mënyrë natyrale, gjë e cila mund të ndihmojë në humbje peshe dhe të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.

Burimi: http://earthofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme