Ja ushqimet me më shumë pesticide dhe mënyra e thjeshtë për t’i larguar ato

Një numër i madh njerëzish nuk janë të vetëdijshëm për faktin se perimet dhe frutat kanë në përbërjen e tyre pesticide. Sipas Departamentit të Bujqësisë në SHBA 65% e artikujve të testuar rezultuan me një numër përqindje të lartë pesticidesh. Dhe ky fakt absolutisht nuk është një lajm i mirë për konsumatorët.

Ndër ushqimet që përmbajnë më shumë kimikate janë pjeshkët, patatet, mollët, selinoja, luleshtrydhet, trangujt, specat, bizelet, domatet, manaferrat ngjyrë vjollcë, spinaqi, lakra jeshile dhe specat djegës.

Është shumë e rëndësishme të mësoni se si duhet t’i lani ushqimet në mënyrë që pesticidet të largohen prej tyre.

Sipas ekspertëve, uthulli organik i distiluar është një zgjidhje shumë e  mirë. Ajo çfarë duhet të bëni është të përzieni uthullën e bardhë në 3 gota uji në një shishe spraj. Spruconi përzierjen në perime dhe fruta, pastaj i fshini ato dhe i lani me ujë të pastër. Kjo teknikë rekomandohet për largimin e pesticideve nga frutat dhe perimet./ Prevention 

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin