Ja ushqimet që konsumoni çdo ditë dhe i shkatërrojnë dhëmbët

Dr Sameer Partel, në bazë të një studimi të bërë, vuri në dukje zakonet që mund të shkatërrojnë dhëmbët. Ja disa prej tyre:

dhembe te prishurMëngjesi: megjithëse konsiderohen si “mëngjes i shëndetshëm”, drithërat e mëngjesit përmbajnë shtesa të ndryshme dhe më shumë se 3 lugë sheqer. Kjo do të thotë se ato i shkatërrojnë dhëmbët. Një zgjidhje e mirë do të ishte t’i hanit këto drithëra me qumësht, në mënyrë që të reduktohet ndikimi i sheqerit në dhëmbë.

Pijet e nxehta: kafja dhe çaji janë një nga “armiqtë” kryesorë të dhëmbëve. Nëse pihen në sasi të mëdha, dhëmbët marrin ngjyrë të verdhë. Pas konsumimit të këtyre pijeve, shpëlajeni gojën me ujë të pastër.

Sanduiçët: sanduiçët që blihen të gatshëm (të paketuar), përmbajnë sheqer, i cili përmirëson shijen e bukës. Karbohidratet e përpunuara mund të krijojnë shumë baktere në gojë dhe për pasojë do të sillnin dëmtimin e dhëmbëve.

Frutat e shtrydhura: edhe pse konsiderohen shumë të shëndetshme, në fakt për dhëmbët nuk është kështu. Frutat e shtrydhura përmbajnë acide që mund të prishin smaltin e dhëmbëve.

Patatinat, frutat e thata, kokoshkat: këto produkte janë shumë të këqija për shëndetin e dhëmbëve, pasi janë ushqime të përpunuara dhe përmbajnë sheqerna dhe acide.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer