Jam diabetik, çfarë analizash të bëj për veshkat?

diabet 1Jam një grua 45 vjeç doja të dija se çfarë analizash duhet të bëj një person që vuan nga diabeti për të parë nëse ka probleme me veshkat, më saktë me nefropatinë diabetike?

AFËRDITA

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun endokrinolog, Flamur Mete:

“Për të diagnostikuar nefropatinë diabetik qysh në stadin fillestar, pra kur ende nuk janë shfaqur shenjat klinike, bëhet analiza e albuminurisë (proteinurisë) në urinën e 24 orëve.

Për të zbuluar sasitë minimale të ambuminës ose proteunurisë, përdoren disa reagentë të veçantë, të cilët bëjnë të mundur zbulimin e nivelit të albuminës, ose të proteinurisë në urinë në sasirat nga 30-300 miligramë. Me përparimin e nefropatisë diabetike fillon dhe shfaqet me azotemi, pra rritje në gjak të azotit dhe e kreatininës, të cilat normalisht eliminohen me veshkën. Me avancimin e nefropatisë përkeqësohet funksioni i normal i veshkës, çka shprehet me rritje të mëtejshme të azotemisë dhe kreatinimisë, të cilat kur kalojnë 100 mg/dcl për azoteminë dhe 2mg/dcl për kreatiniminë shprehin shfaqjen e insuficencës renale kronike të dekompensuar.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?