Jam diabetike, kam probleme me stomatitin

Si kurohet stomatiti i gojës në kushte shtëpie. Jam diabetike dhe përdor zaharinë në kafe. A ka mundësi që ky stomatit të vijë Zakarinanga zakarina (ëmbëlsues artificial)?

Përgjigjet mjekja ORL Anjeza Kuçi

Stomatiti është një patologji që mund të ketë natyrë virale dhe mund të shoqërojë një kandidozë orale, sidomos në pacientët diabetikë, në të cilët ulet imuniteti i organizmit. Duhet të mbahet nën kontroll niveli i sheqerit, të bëhet kultura orale dhe e fytit dhe në bazë të përgjigjeve të merret mjeku përkatës. Kujdes në përdorimin e ëmbëlsuesve artificialë në pacientët diabetikë, se konservatët mund të japin edhe stomatit ose kandidozë.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës