Jam operuar nga koliti, por vazhdoj të kem dhimbje…

Para dy muajsh jam bërë operim nga koliti në Greqi pasi kisha shumë dhimbje të zorrës së trashë. Tani jam kthyer në Shqipëri, mirëpo kam po të njëjtat dhimbje si në fillim, para se të operohesha. Si është e mundur kjo?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1 në Tiranë.

Nuk e di për çfarë është kryer interventi i zorrës së trashë në rastin tuaj, por gjithsesi pas çdo interventi zorra e trashë do kohën e vet të rimarrë funksionin e vet normal. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, ju rekomandoj psilloial 2 herë në ditë, sirup kolinox 2 herë 20 pika pas ngrënies, dhe për qetësimin e dhimbjeve gismotal 200 mg vetëm në rast dhimbje. Për më tej duhet të konsultoheni me gastrohepatologun e poliklinikës të cilës i përkisni./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?