Jastëku i lagur nga pështyma gjatë natës, ja çfarë duhet të dini!

Ndodh shpesh herë që të ndjehemi se po lagemi me pështymën që del nga goja gjatë gjumit dhe në mëngjes zgjohemi me jastëkun e lagur. Ky është një proçes që ndodh në çdo moshë dhe shpesh mund të jetë I turpshëm dhe I bezdisshëm.

Një gjest tërësisht I pandërgjegjshëm por ajo që duhet të dimë është se kjo është një shenjë pozitive e trupit, pasi tregon se pushojmë mirë. Një person i cili ka pështymë gjatë gjumit është një person  që ka një fazë të ndërprerë  të REM dhe për rrjedhojë nuk ka probleme me gjumin. Por e kundërta ndodh me ata që kanë një gjumë të lehtë dhe të shqetësuar, nuk do e kalojnë kurrë këtë fenomen.

Ky  fenomen konsiston në një mosfunksionim të koordinimit të mekanizmit të gëlltitjes, që shkakton akumulimin e pështymës së tepruar në gojë. Gjithsesi, duhet të përmendim se ky gjest tërësisht normal mund të ndodhë edhe kur ka probleme shëndetësore siç janë:

– Kariesi dentar

-Kontroll i dobët i muskujve të fytyrës

-Problemet neurologjike

Është gjithmonë një ide e mirë për ta paraqitur këtë çrregullim tek mjeku juaj, i cili do t’ju tregojë nëse është faktor krejtësisht i padëmshëm, siç u përmend më sipër, apo fsheh një problem shëndetësor./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar