Je i lumtur dhe i diplomuar? Do të jetosh më gjatë!

Të ndihmosh tjetrin pa ndonjë interes apo të bësh punë vullnetare janë veprime që përgjysmojnë rrezikun për të pasur tumor: të kesh një nivel të lartë edukimi përgjysmon rrezikun e sëmundjeve të rënda si diabeti, të bësh sport dhe të ruash peshën ul me 30% rrezikun e sëmundjeve si infarkti dhe diabeti.

grua e shendetshmeKëto janë disa nga të dhënat e raportit “Shëndeti dhe Lumturia”, një studim italian. Studimi u krye duke vëzhguar jetën e rreth 100 000 personave mbi 50 vjeç në 19 shtete evropiane dhe tregon se faktorët kyç (stili i jetës, marrëdhëniet shoqërore, shpenzimet shëndetësore etj) tregojnë lidhur me sëmundjet kronike dhe funksionet fizike e mendore.

Në termat e rrezikut relativ, sipas raportit, kush ka më pak arsim, në tre vitet e ardhshme ka gati dyfish mundësi të sëmuret nga diabeti ose të ketë ndonjë atak kardiak, krahasuar me ata që kanë arsim të lartë.

Në veçanti, thuhet në studim, personat që deklaruan se nuk kanë shëndet të mirë kanë 3-4 herë mundësi për t’u prekur nga sëmundjet kronike në tre vitet në vijim krahasuar me ata që deklaruan se kishin shëndet “shumë të mirë”. Pra, edhe mënyra se si ndihemi, ka peshën e vet.

Në gjithë botën, të diplomuarit jetojnë më gjatë se ata që kanë vetëm arsimin e detyrueshëm, thotë studimi. Diverenca shkon nga 10 vjet në Shtetet e Bashkuara në 3 vjet në Itali./ANSA/ Gridi Shehu

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?