Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Anemia është një gjendje ku trupit i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut. Disa nga simptomat e anemisë janë: gjendje të fikti, marrje mendsh, frymëmarrje të shkurtra, lodhje kronike, dhimbje gjoksi, dhimbje koke etj. Hekuri është minerali i nevojshëm dhe i domosdoshëm për njerëzit që vuajnë nga anemia. Hemoglobina varet nga qelizat e kuqe të gjakut për të bërë shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin. Ja disa mënyra që rrisin nivelin e hemoglobinës dhe për pasojë luftojnë aneminë:
Vitamina B12 dhe fiqtë: vitamina B12 është një nga vitaminat që shërben për ta mbajtur metabolizmin në nivelin e përshtatshëm dhe për të nxitur funksionin optimal të trupit. Fiqtë janë shumë të mirë gjithashtu për të luftuar aneminë. Hani 3-4 fiq në ditë, në mungesë të fiqve të freskët konsumonin ato të thatë.
Fruta: hani fruta agrume çdo ditë, ato përmbajnë vitaminë C dhe rrisin sistemin imunitar. Hani gjithashtu mollë sepse janë të pasura me hekur.
Hani ushqimet që përmbajnë hekur: mëlçia e lopës, pulës, shpëretka e lopës, qengjit, midhjet, sardelet, farat e kungullit, shpargu, fasulet, drithërat.
Ushqimet që ndihmojnë absorbimin e hekurit në trup: këto ushqime janë: mishi. Peshku, pula, portokalli, pjepri, luleshtrydhet, grejpfruti, lakra e brukselit, brokoli.
Ushqimet që pengojnë absorbimin e hekurit në trup: drithërat e papërpunuara dhe krudet, produktet e sojës, kafja etj.
Në rastin e grave shtatzënë është e këshillueshme që të mos konsumojnë shumë të brendshme (si shpëretkë, mëlçi) sepse përmbajnë shumë vitaminë A dhe mund të rezultojnë të dëmshme për fetusin./ Burimi: steptohelath


