Jeni në kërkim të ideve se si mund të pritet dhe serviret një ananas? Ja ç’duhet të dini!

Përgatiti për shendeti.com.al: Elena Beta

Përveç shijes së mrekullueshme, anansi mund të përdoret gjithashtu për forcimin e kockave, përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe në parandalimin e problemeve me zemër.

Ananasi mund të përdoret në shumë gatime, por më ideal do të ishte i prerë në copa të vogla në formë sallate apo edhe në formë smoothie.

Kur shkoni në supermarket për të blerë ananas duhet që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë të zverdhura, por në ngjyrë jeshile të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm për të larguar toksinat, për të shkarkuar ujërat e tepërta në organizëm etj. Ai gjithashtu lufton të gjitha format e celulitit, edemat etj.

Studimet kanë treguar se sa më shumë ta ruash ananasin pas prerjes aq më shumë i shtohen elementët yshqyes. Por ai do ruajtur në frigorifer, i mbyllur hermetikisht, pasi vitamina C nëse ka kontakt me oksigjenin humb vetitë e saj. Mund të përdorni një tas sallate me ananas, ruajeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë javës.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të mënyrave kreative për servirjen e këtij fruti, ne ju vijmë në ndihmë! Për më tepër shikoni videon! / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet