Jeta e saj është ferr! Ja kushtet misterioze që e shtyjnë këtë vajzë të teshtijë 12.000 herë në ditë!

katelynEmri i saj është Katelyn Thornley, është në klasë të shtatë dhe vuan nga një gjendje e panjohur që e bën atë të teshtijë rreth 12.000 herë në ditë. Sëmundja e saj u shfaq pak javë më parë, ndërsa ishte në orën e mësimit të klarinetës. “Së pari tështija pak, por mendova se isha alergjike ndaj diçkaje ose nuk isha larë pjesën e gojës mirë” u shpreh Katelyn. Ajo shton se i filluan dhimbjet e stomakut, kishte vështirësi në të ngrënë dhe këmbët filluan t’i dobësoheshin. Më pas teshtimat filluan t’i shpeshtoheshin, rreth 20 herë në një minutë dhe kjo ia bëri jetën “ferr”. Prindërit dhe mjekët po përpiqen shumë që ta ndihmojnë Katelyn, deri tani rreth 6 mjek janë konsultuar me të, por asnjëri nuk ka mundur t’i japë një shpjegim apo ilaç. Ata e kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë alergjie apo virusi, disa mjekë mendojnë se këto reagime mund t’i kenë ardhur nga stresi, kurse disa të tjerë mendojnë se mund të jetë një tik-tak nervor.

I vetmi moment kur vajza ndalon teshtimën është kur fle gjumë, shprehen prindërit të shqetësuar. Degjimi i këngëve të “The Beatles” e ndihmon  Katelyn të qetësohet . “Ndonjëherë dua ta lë trupin tim të fle për një kohë të gjatë dhe të zgjohem në paqe, sepse edhe kur ëndërroj unë teshtij në ëndrrat e mia”- shtoi vajza.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ CBSnews

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit