Joga në karrige, një kurë natyrale për artritin (Video)

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Më në fund gjendet një kurë për osteoartritin, pa pasur nevojë për ilaçe. Rezulton që joga në karrige – që përfshin përdorimin e një karrige për të kryer pozat e modifikuara të jogës – mund të sjellë përfitime të shumta për njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Florida Atlantik, në SHBA, kanë zbuluar se këto poza të jogës mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti tek të rriturit.

Në studim u përfshinë rreth 130 të moshuar që vuanin nga osteoartriti në këmbë, gjunjë, ose kyçet e krahëve, të cilët u ndanë në dy grupe. Një grup ndoqi mësime joge në karrige, nga instruktorja Kristine Lee, dy herë në javë. Ndërsa grupi tjetër ndoqi një program edukativ shëndetësor dy herë në javë.

Pas 8 javësh, personat që morën mësime joge në karrige përjetuan një lehtësim të dhimbjeve dhe lodhjes. Ata patën gjithashtu një përmirësim në ecje krahasuar me grupin tjetër.

Mësimet e jogës Sit N’ Fit përfshijnë pozat në qëndrimin në këmbë, ulur, si dhe ushtrimet e frymëmarrjes, që fokusohen tek relaksi dhe meditimi.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni pozat e jogës të demonstruara nga instruktorja e jogës Kristin McGee. Për ta nisur, ajo sugjeron tre poza të thjeshta – Poza shqiponjë, poza me alternime dhe tendosja e muskujve. Ky ushtrim merr vetëm 10 minuta.

Studimi është kryer nga Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi