Ju bëhen sytë e kuq, të verdhë apo me ndonjë byc?! Ja çfarë problemi shëndetësor tregojnë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Shpesh pjesë të caktuara të trupit mund të na paralajmërojnë për sëmundje apo probleme shëndetësore që kemi, të tillë janë edhe sytë.

sy-i-thateByc në sy: është normale të dalin masa të vogla dhjamore apo gunga në sy, por nuk është normale të ripërsëriten shpesh dh të rrinë për një kohë të gjatë. Nëse ju dalin byca në sy shpesh dhe nuk ju ikin për një kohë të gjatë, mund të tregojnë për gjendra të sëmura dhjamore. Në këto raste duhet të konsultoheni patjetër me mjekun.

Rënia e vetullave: ekzistojnë shumë arsye se psse mund t’ju bien vetullat, duke filluar nga mosha, stresi, mangësia e lëndëve ushqyese etj. Alopecia areata, apo “tullacllëku” është një tjetër arsye që ndikon në rënien e vetullave dhe ndikon në 0.1% të popullsisë.

Një arsye tjetër që ndikon në rënien e vetullave është hipotiroizmi, një mungesë akute e hormoneve tiroide e cila në shumë raste mund të çojë në rënien e flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Sy të skuqur: mund të vijnë si pasojë e sindromës së syrit të thatë.

Sy të verdhë: mund të tregojnë për verdhëz, për probleme me mëlçinë ose tëmthin. Sytë e verdhë mund të jenë edhe shenjë e hepatiteve.

Burimi: Daily Health

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës