Ju kujtohet sfida e kovës me akull? Donacionet shërbyen për një zbulim të rëndësishëm për të sëmurët me sklerozë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Ju kujtohet sfida më sensacionale e vitit 2014, “Ice Bucket Challenge”, që tërhoqi vëmendjen e njerëzve në të gjithë botën dhe vuri para përgjegjësisë të njohur dhe të panjohur?sfida e koves se akullt_skleroze

Një kovë me ujë dhe copa akulli vuri para përgjegjësisë shumë personalitete të shquar  të botës së artit, muzikës, sportit, teknologjisë, të huaj dhe shqiptarë, të cilët iu bashkuan sfidës duke pranuar të lageshin me ujë me akull dhe të dhuronin para për të sëmurët me sklerozë.

Sfida u krijua për të mbledhur donacione për gjetjen e një kure për sëmundjen ALS, që në shqip quhet Skleroza Laterale Amiotrofike SLA (e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrig, lojtarit të famshëm të bejzbollit).

Kjo fushatë mblodhi më shumë se 100 milionë dollarë për 30 ditë dhe mundësoi nisjen e një sërë projektesh kërkimore në të gjithë botën. Një nga këto ishte Projekt MinE, e cila u mundësua falë kontributit prej 1 milion dollarësh nga Shoqata ALS.

Hulumtuesit shkencorë të këtij projekti njoftuan të hënën se kanë identifikuar një gjen të lidhur me këtë sëmundje, ku, sipas ekspertëve, mund të ndihmojë në gjetjen e një trajtimit të ri.

Skleroza Laterale Amiotrofike SLA është një çrregullim neurologjik ku neuronet motore, qelizat nervore që kontrollojnë muskujt, funksionojnë shumë ngadalë. Sëmundja mund të jetë sporadike ose e trashëguar, dhe për asnjërën nuk ka akoma asnjë kurë. (lexo më shumë këtu)

Sipas ekspertëve, zbulimi i këtij gjeni të ri i ndihmon që të kuptojnë më mirë sëmundjen e sklerozës. Gjeni më i ri i zbuluar, NEK1, është i lidhur vetëm me 3% të rasteve ALS, por është prezent në të dyja format e sëmundjes, si e trashëguar ashtu edhe sporadike, dhe u jep shkencëtarëve një shënjestër të re për zhvillimin e trajtimeve.

Në studimin e publikuar të hënën tek revista “Nature Genetics” kanë marrë pjesë më shumë se 80 hulumtues shkencorë nga 11 shtete të ndryshme të botës, të cilët kanë renditur gjenomet e 15 mijë njerëzve të prekur nga kjo sëmundje.

Ky zbulim është i rëndësishëm, thotë Brian Frederick, zëvendës presidenti ekzekutiv i komunikimit dhe zhvillimit tek  “ALS Association”, “sepse na ndihmon të kuptojmë çfarë e shkakton atë dhe çfarë trajtimi mund të gjejmë”.

Burimi: The Guardian / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi