Ka një diabet të Tipit 3

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit janë në rrezik të zhvillojnë një sërë problemesh me pankreasin pasi keqdiagnostiohen me diabet të tipit 2. Një studim i fundit ka zbuluar se ekziston diabeti i tipit 3, i cili ndodh si pasojë e inflamacionit të pankreasit, rritjes anormale të indeve në këtë organ, duke ndikuar kështu në aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë.

Hulumtuesit shkencorë thonë se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor dhe ekspertët e shëndetit duhet të bëjnë dallimin mes tipeve të diabetit, për të shmangur kujdesin e gabuar ndaj pacientit.

Ekspertët nga Universiteti Surrey kontrulloan të dhënat mjekësore të më shumë se 2 milionë britanikëve për të analizuar shpeshtësinë e llojeve të ndryshme të diabetit dhe saktësinë e diagnozës.

Studimi zbuloi se mbi 97.3% e njerëzve që kanë përjetuar më parë sëmundje të pankreasit janë keqdiagnostikuar kryesisht me diabet të tipit 2.

Diabeti i tipit 2 shfaqet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të funksionuar siç duhet, ose kur qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës kështu glukoza mbetet në gjak në vend që të përdoret si energji.

Kjo lidhet shpesh me obezitetin tek njerëzit e moshës së mesme ose më të vjetër.

Nga ana tjetër, diabeti i tipit 3 shfaqet pas një dëmtimi të pankreasit, që është quajtur ndryshe “diabeti pankreatogjenik”. Në këtë rast pacienti mund të vuajë nga ky lloj i diabetit nëse po përjeton simptoma të fibrozës cistike, inflamacion në pankreas apo edhe kancer të pankreasit. Një diagnozë e gabuar mund të ndikojë në trajtimin e ofruar për pacientët.

Diabeti i tipit 3 kërkon trajtim më urgjent me insulinë se diabeti i tipit 2 për të zbuluar mungesën e glukozës në gjak. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 422 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një tip i diabetit. Dhe sipas shkencëtarëve, rastet me diabet të tipit 3 kanë filluar të shtohen më shumë se ato të tipit 1 tek të rriturit.

Shkencëtarët rekomandojnë ekspertët e shëndetit të njohin mirë formën më të re të diabetit për të diagnostikuar saktë pacientët.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?