Kafe kundër kancerit të mëlçisë: Ja sa filxhanë duhet të pini çdo ditë!

Përshtati në shqip: Blertina Koka

3 filxhanë kafe çdo ditë do t’ju shpëtojnë jetën, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se një sasi e tillë e kades mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë, kancerit dhe cirrozës me 70%.

Përfitimet jetë-shpëtuese të kafes burojnë nga përmbajtja e lartë në antioksidues, kafeinë dhe përbërësve të tillë si kafestol dhe kahweol. Ky miks i përbërësve dhe substancave mbron mëlçinë dhe ndalon inflamacionin dhe dëmtimin e indeve.

Ky studim i fundit, i kryer nga Instituti për Informacionin Shkencor të Kafes,  është bazuar në 6 studime të mëparshme të fokusuara tek përfitimet e kafes në mëlçi.

Shkencëtarët i janë referuar një studimi italian të vitit të kaluar, i cili zbuloi se konsumimi i 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulë rrezikun e kancerit me 65%. Analizat statistikore kanë treguar gjithashtu se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë me 40%.

Ekspertët rekomandojnë 400 mg kafeinë për të rriturit, ndërsa gratë shtatzëna nuk duhet të marrin më shumë se 200 mg.

Fëmijët gjithashtu nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3mg kafeinë për kilogramë të peshës trupore.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se ata që i kalojnë limitet rrezikohen nga një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga ankthi deri tek problemet me zemrën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?