Kakao, pija ideale e ngrohtë!

Nga Rolina Naço, dietologe

Tani që dimri ka ardhur, i ftohi na çon që të zgjedhim pije të nxehta, kakao është një pije e mrekullueshme dhe e shijshme. Përveç shijes, kakao i ofron organizmit dhe një sërë elementësh të dobishëm.

Një numër i madh i studimeve shkencore i jep kakaos përqendrime të larta të flavonoideve dhe prokianidion, elemente me veprim të fortë antioksidues. Përveç mbrojtjes kundër veprimit të radikaleve të lira, studimet i atribuojnë kakaos aktivitetin anti-kanceroz, kundër plakjes dhe sëmundjeve të zemrës.

Studimet e fundit kanë treguar se polifenolet mund të zvogëlojnë përqendrimin dhe grumbullimin e trombociteve, të cilat aktiviteti dhe përqendrimi i rritur lidhen me trombozën dhe ndoshta ka lidhje në zhvillimin dhe përparimin e lezioneve aterosklerotike.

Përmban disa alkaloidë dhe theobromine. Stimulon sistemin nervor qendror duke vepruar si një diuretik.

Gjatë konsumimit të tij sekretohen nga truri endhrofina/endorfina, substanca me veti analgjezike që përmirësojnë gjendjen psikike dhe serotonin, një substancë me veprim anti-depresant.

E vetmja gjë që duhet të ketë kujdes dikush është vlera e lartë në kalori, pasi konsumimi i tepruar i saj mund të çojë në rritjen e kalorive në diete tuaj të përditshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo