Kam 1 vit me djegie dhe skuqje në duar dhe këmbë

Përshëndetje! Dëshiroj të pyes për një shqetësim shëndetësor, por kam vite që e përjetoj. Në të dyja duart dhe këmbët kam djegie e skuqje në mënyrë të vazhdueshme. Ka raste që acarohen më tepër, por ka edhe momente që përjetoj qetësim. Kam djegie dhe temperaturë. Ne e quajmë “zjarri i natës”, por nuk e di se çfarë është. Çfarë më rekomandoni?

Selman Lirza, Mjek Dermatolog – Poliklinika e Specialiteteve Nr. 3

Zjarri i natës bëhet me flluska me ujë dhe mbledh dhimbje nga pjesa e qafës dhe tek shtylla kurrizore. Asnjëherë zjarri i natës nuk shfaqet pa dhimbje të forta. Po ashtu zjarri i natës nuk zgjat shumë, maksimumi 20 ditë dhe pastaj kalon. Këto shpjegime që ka dhënë pacienti nuk janë shenja të zjarrit të natës. Personi mund të këtë hiperemi ose ka një hipervaskularizim, por duhet parë me sy. Derisa pacienti shpjegon se ka 1 vit që po e përjeton shqetësimin, nuk kemi të bëjmë me zjarr nate. Unë rekomandoj një vizitë tek mjeku dermatolog, sepse zgjatja në kohë e simptomave të tilla mund të jenë shfaqur nga një sërë patologjish të lëkurës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës