Kam 2 javë me dhimbje shpine, punoj kamerier…

Jam 24 vjeç dhe punoj kamerier. Ka rreth 2 javë që kam dhimbje shpine në mënyrë të vazhdueshme. Çfarë më rekomandoni?

Përgjigjet Vlera Lekaj, mjeke familje, Qendra Shëndetësore Nr. 8 Tiranë

Dhimbjet tek të rinjtë siç është mosha juaj mund të shfaqen si pasojë e dëmtimit të muskulit. Zakonisht dhimbje të tilla krijohen tek të rinjtë që janë më aktivë në jetën e përditshme dhe dhimbjet mund të ndodhin nga ndonjë sforcim fizik apo ngritje peshe. Dhimbja zakonisht zgjat deri nga 3 deri në 6 javë.

Në rastin tuaj, mund të jetë shkaktuar nga aktivitetet e përsëritura apo qëndrimi në këmbë vazhdimisht. Sugjerimi ynë i parë si mjekë është që në vendin ku ndihet dhimbja të mbahen
sende të ftohta. Megjithatë një vizitë tek mjeku i familjes është e rekomandueshme për të përcaktuar mënyrën e kurimit.

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës