Kam djegie të veshëve, çfarë duhet të bëj?

Përshëndetje! A mund të më thoni si shpjegohet djegia e veshëve (skuqje dhe pak dhimbje në pjesën e jashtme të veshëve) në mjekësi, se e kam të shpeshtë këtë problem.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe shendeti.com.al, mjeku ORL Petrit Stafa, Poliklinika e Specialiteteve nr.3 në Tiranë

veshiVeshi përbëhet nga tre pjesë kryesore: veshi i brendshëm, veshi i mesëm dhe veshi i jashtëm ku përfshihet llapa dhe kanali i jashtëm i dëgjimit. Infeksionet janë nga më të ndryshmet, në varësi dhe të zonës së veshit, por më të zakonshëm janë infeksionet nga otomykozat (mykrat e kanalit të veshit).

Në këtë rast, nisur nga ajo çka shpjegon pacienti, kemi të bëjmë me një infeksion otomykotit, ose një infeksion banal, por për të vendosur një diagnozë më të saktë, pacientit do t’i këshilloja të bënte një vizitë tek një mjek specialist otojatër.

Këto infeksione nuk i dallon dot më sy të lirë, por vetëm me aotoskop. Një nga bazat kryesore pasi personi mjekohet, është të ketë kujdes me nivelin e lagështirës, sidomos gjatë kohës që bën dush. Në momentin kur shtohet lagështira, këto infeksione fillojnë dhe favorizohen.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?