Kam gurë në tëmth, si të qetësoj krizat?

gure 2

Jam një grua 39 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që ka kohë që më shqetëson. Kam gurë në tëmth dhe herë pas here kam kriza. Doja të dija se çfarë mund të bëj për të qetësuar dhimbjet dhe si mjekohet sëmundja?

LUIZA

Për pyetjen tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe Edlira Ibro:

“Së pari do i sqaroja lexuesen se mjekimi i gurëve në tëmth konsiston në mjekimin e krizës kolikës biliare) dhe në mjekimin përfundimtar. Së pari, në kontrollin e krizës ka rëndësi mënjanimi i plotë i ushqyerjes nga goja, madje dhe vendosja e sondës nazo-gastrike për të lehtësuar të vjellat. Terapia fillon me përdorimin nën gjuhë të trinitratit të glicerinës. Nëse dhimbja nuk qetësohet për 20-30 minuta, mund të përdoren antispastikët, p.sh sulfati i antropinës, sulfati i papaverinës, buskopani 3×1 amp, NO-SPA 1-2 amp me përdorim venoz. Dua të theksoj se, ndalohet rreptësishtë përdorimi i petidinës dhe i morfinës, pasi rrisin mundësinë e shkaktimit të pankreatitit akut. Në rast mbishtimi të infeksioneve përdoren antibiotikët me rrugë muskulore, orale ose venoze. Ndërsa trajtimi përfundimtar konsiston në përdorimin e preparateve gurëshkrirës dhe heqjen kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit. Kriteri bazë për përdorimin e preparateve gurëshkrirës janë përbërja e gurit dhe madhësia e tij. Nga këto preparate përfitojnë personat me gurë nga kolesteroli, të pakalcifikuara, dhe me përmasa më të vegjël se 10 mm. Ritmi i zvogëlimit të përmasave të gurit me mjekimin me këto ilaçe luhatet 0.6-0.7 mm/muaj. Në rast se pas 6 muajsh guri nuk zhduket, mjekimi ndërpritet, sepse nuk ka logjikë vazhdimi i tij.

Në këto raste rekomandohen ndërhyrjet kirurgjikale sepse kanë efektivitet të menjëhershëm, të plotë dhe përfundimtar. Përveç kësaj zvogëlojnë mundësinë për përsëritjen e gurëve, mënjanojnë mundësinë e ndërlikimeve me organet fqinjë dhe së fundi, zhdukin rrezikun për shfaqjen e kancerit të fshikëzës së tëmthit.

Heqja e tëmthit bëhet nëpërmjet laparotomisë: hapja e kavitetit abdominal dhe heqja e gurëve bashkë me fshikëzën e tëmthit dhe laparoskopisë, ose siç njihet ndryshe sondës. Kjo  është teknikë e viteve të fundit, por që nuk mund të realizohet në pacientët që kanë bërë ndërhyrje të mëparshme në bark, apo në ato raste kur  gurët janë ndërlikuar me kolecistit akut (infeksion i fshikëzës së tëmthit)”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?