Kam helikobakter pylori, ç’duhet të ha?

Doktor, a ka një dietë të veçantë kur diagnostikohesh me helikobakter pylori?

dhimbje stomaku 2Përgjigjja nga mjeku Ilir Kajo

Jo, nuk ka nje dietë të veçantë për helikobakter pylorin. Ka ushqime që preferohen të konsumohen ose mos konsumohen në rastin e sëmundjeve që shkakton ky bakter, si ulcera, gastriti. Për këta të sëmurë rekomandohen:

  • Qumështi, kremrat, oriz me qumësht, djathë lope pa kripë, gjizë
  • Vezë gjysmë të ziera, e bardha e vezës e rrahur, puding
  • Buka e bardhë jo e freskët 150g/ditë (2-3 feta buke)
  • Mish viçi, pule, peshk (vetëm të ziera ose të pjekura mbas zierjes)
  • Supë me makarona dhe oriz
  • Lakra, lulelakra, karrota të ziera
  • Patate pure ose të ziera
  • Domate gjysmë të bëra
  • Fruta të pjekura pa fara dhe pa lëkurë, si: molla, dardha, pjeshka, banania
  • Biskotat, pandispanja, qumështi Panda
  • Gjalpi, margarina, vaji, krem pastiçerie
  • Çaj mali, kamomili

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare