Kam hemorroide, cila është mënyra më e mirë e trajtimit?

Përgjigjet Dr. Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe

Trajtimi i hemorroideve mund të bëhet me rrugë konservative (jo kirurgjikale, sikurse edhe me rrugë kirurgjikale. Efikasiteti i terapisë së sëmundjes hemorroidale vlerësohet se sa i kënaqur do të mbetet pacienti nga trajtimi.

Zakonisht pacientët mbeten të kënaqur nga terapia konservative, nëse shqetësimet e tyre do të jenë më pak të shprehura apo të pranueshme, edhe nëse anomalitë në nivelin anatomik do të jenë akoma të dukshme nga mjeku. Trajtimi konservativ do të ndërmerret nëse pacienti do t’i nënshtrohet një sërë rregullash në stilin e jetës.

Shtimin e fibrave në dietë: ushqime të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtrydhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë). Shtimin e përdorimit të lëngjeve të kthjellëta në dietën ditore (uji). Të evitohen shtrëngimet gjatë aktit të jashtëqitjes.

Të evitohet qëndrimi i gjatë ulur në WC gjatë aktit të jashtëqitjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?