Kam kollë e vazhdueshme, çfarë duhet të bëj?

Jam një djalë 28 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi tim. Kam 6 ditë me kollë dhe kam pak sekrecione. U vizitova dhe më dhanë antibiotikë që po e përdor që prej tre ditësh, por kolla vazhdon të jetë e fortë, sidomos kur shtrihem, duke më penguar të fle. Doja të dija nëse terapia që më kanë dhënë është ajo e duhura dhe nëse jo, çfarë mund të përdor tjetër?

Edi, për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken pathologe Anila Gjoni:
“Së pari nuk mund të them nëse është terapia e duhur ose jo, duke mos njohur llojin e antibiotikut që ju kanë rekoamanduar. Po ashtu nuk mund t’ju jap një mendim të saktë në distancë, duke mos njohur kuadrin e plotë klinik, nëse keni patur temperaturë apondonjë problem tjetër. Gjithsesi, do ju thoja se tre ditë mund të mos jenë të mjaftueshme për trajtimin e plotë të simptomave që paraqisni. Nëse kolla vazhdon do ju këshilloja të bëni një rikontroll dhe më pas të bëni një vizitë te mjeku pneumolog”.

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç