Kam kruarje brenda veshëve, ç’më këshilloni?

Përshëndetje. Jam Kozeta, 30 vjeçe. Ka gati 1 vit që kam kruarje të veshëve përbrenda. Bleva një alkool në farmaci po nuk veshi i notaritbëri asnjë efekt. Gati çdo ditë e njëjta gjë. Edhe natën kam kruarje të fuqishme të veshëve dhe të qiellzës së gojës njëherësh. Çfarë më këshilloni? Faleminderit!

Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Problemi i kruarjes së veshit mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Mund të vijë nga prodhimi i pakët i dyllit që është njëkohësisht edhe mbrojtës i kanalit. Nga kruarja e vazhdueshme shtresa e jashtme e lëkurës së kanalit të jashtëm të dëgjimit nuk rigjenerohet dhe ky proces mudn të kronicizohet. Mund të vijë edhe nga hiperprodhueshmëria e dyllit kur shoqërohet edhe me kruarje të fytit, mund të shoqërohet edhe me fenomene alergjike. Duhet bërë patjetër një konsultë me mjekun ORL dhe alergolog.

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës