Kam një kollë që më merr shpirtin, ka ndonjë ilaç?

Ju lutem, më ndihmoni me një këshillë ose ilaç. Çdo vit për katër vjet rresht nga një ose dy muaj më zë një kollë sa ma merr shpirtin. Është kollë e thatë dhe më skuqet laringu dhe më vjen sikur kam diçka kolleaty që më gudulis. Më fillon kolla dhe më lodh shumë. Çfarë nuk kam provuar, por asgjë dhe tani që shkruaj, jam në të njëjtën gjendje. Ju lutem, më ndihmoni! Jam edhe me diabet.

Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Pacientja duhet të bëjë një kulturë fyti për mikrobe. Gjithashtu do të rekomandoja një sërë vizitash, fillimisht te mjeku ORL, një vizitë te mjeku alergolog dhe pneumolog për problemet pulmonare, një vizitë te mjeku gastrohepatolog për probleme të refluksit. Gjithashtu duhet të përpiqet që vlerat e sheqerit t’i mbajë në normë.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë