Jam një vajzë 29 vjeç dhe para dy vitesh më janë shfaqur disa njolla të errëta në fytyrë, të lokalizuar më tepër në:faqe,në qepalla dhe mbi buzë. Doja të dija se çfarë mund të përdor për të eliminuar këto njolla?
SUELA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe Suzana Hoxha:
“Ekzistojnë disa terapi të mundshme për të eliminuar iperkromitë e lëkurës, gjithsesi duke pasur parasysh stinën, do t’ju këshilloja që të nisni në vjeshtë, pasi të jeni konsultuar me mjek dermatolog. Ndërkohë është e rëndësishme të mbroheni nga dielli duke përdorur produkte me filtra të lartë mbrojtës, sidomos në pjesën ku ndodhen njollat”.


