Kam plagë në buzë. A është kancer?

Kam një plagë në buzë që nuk po më largohet. Kam dëgjuar diku për kancerin e buzës. Unë nuk pi duhan, por gjithsesi kam frikë. Ku duhet të kontrollohem dhe cili është rreziku për një gjë të tillë?

buzePërgjigjet për shendeti.com.al Lozana Binjaku, mjeke maksilo-faciale në Spitalin e Traumës

Kanceri i buzës është një tumor malinj që zë 25-30% të tumoreve malinj të zonës së fytyrës. Në 95% të rasteve prek buzën e poshtme, për shkak se buza e poshtme është më e lëvizshme dhe më e ekspozuar ndaj rrezatimit diellor dhe mikrotraumave. Prek zakonisht racën e bardhë, sidomos meshkujt në 80% të rasteve.

Kanceri i buzës haset më tepër në moshën e tretë dhe më pak në mosha të reja. Në 90% të rasteve prek meshkujt, sidomos meshkujt duhanpirës, këpucarët, marangozët, pasi këpucarët apo marangozët kanë tendencën e vendosjes së gozhdës në gojë,  pa e kuptuar që kjo është shumë e dëmshme për ta.

Pacientja duhet të kontaktojë me një mjek dermatolog ose mjek maksilo-facial për të kontrolluar plagën që ka.

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?