Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shëndeti
Kam probleme të mëdha me ciklin, dhimbje të shumta, të vjella, gjendje të fikti. I vetmi ilaç i cili mund të më shërbejë për të qetësuar është Voltaren pluhur, asnjë lloj qetësuesi tjetër nuk më bën efekt. Përveç
konsultës çfarë më rekomandoni tjetër?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku obstetër-gjinekolog Rustem Celami
Voltareni është ilaç që menaxhon thjesht dhimbjen, por nuk ka ndikim tjetër. Duhet konsulta dhe ndoshta ilaçe të tjera. Në familjen e ilaçeve të voltarenit mund të japin efekt më të mirë si Naproxen. Është shumë e nevojshme që të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog.


