Kam probleme me fytin prej tre muajsh…

Përshëndetje! Kam një pyetje për doktorin ORL. Kam probleme me fytin prej 3 muajsh pa ndërprerje. Jam vizituar te mjeku ORL, por më japin terapi me antibiotikë dhe asgjë nuk më ka ndihmuar. Kam përdorur amoklavin bid, zimaks, injeksione seftizon, pastaj kam bërë të gjitha analizat, më kanë dalë bajamet semuremirë përveç se më ka dalë sputum streptokok pneumonia. Kam përdorur antibiotik amoxicilinë, por prapë kam problemin e një dhimbje të fytit dhe kam pika qelbi e dhimbje gjoksi. Bajamet nuk i kam të enjtura. Ju lutem më jepni një përgjigje.

Përgjigjet mjeku ORL Petrit Stafa

Them që personi duhet të vizitohet tek specialisti, sepse mund të ketë marrë mjekim familje. Nëse janë bajamet të acaruara me mbeturina ushqimore ose me infeksione, specialisti e përcakton se çfarë lloji është dhe çfarë mjekimi duhet të marrë në këtë rast.

Siç thotë edhe vetë pacienti, ka bërë analizat dhe ka dalë një lloj mikrobi, ky mikrob që ka dalë në grykë është shumë rezistent pavarësisht se mund të përdoren të gjitha llojet e antibiotikëve. Nëse është bërë me mbjellje, ka dalë dhe se çfarë lloj ilaçi duhet të përdoret për ta luftuar.

Mund të ketë dhe reflukse aciditeti. Gjithë lëngjet e aciditetit të stomakut gjatë gjumit vijnë e djegin fytin dhe ndonjëherë mund të mos ketë fare mikrob, mund të jetë aciditeti i stomakut.  Prandaj them që një mjek specialist mund ta vlerësojë situatën duke e parë problemin nga afër.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?