Kam shtuar shumë në peshë, sado që përpiqem të mbaj dietë…

Përshëndetje! Jam 32 vjeç. Gjithmonë kam pasur trup të rregullt, por tani kam filluar të
shëndoshem çdo ditë e më shumë, sado që përpiqem të mbaj dietë. Ndërsa duart dhe këmbët më rrinë gjithmonë të ftohta. Mos vuaj gjë nga tiroidet? Theksoj se jam dhe anemike.

Përgjigjet Luftime Bruka, mjeke endokrinologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Gjëndra tiroide është gjëndra endokrine më e madhe në qafë. Funksioni i saj është prodhimi i hormonit të tiroides, funksion të cilin e marrin që në embrion me zhvillimin e sistemit nervor.
Funksion tjetër luan në rregullimin e metabolizmin, që ndryshe me metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegieve të substancave ushqimore në inde për t’u kthyer më pas në energji.
Mosfunksionimi i tiroides shoqërohet me një sërë komplikacionesh, ndërkohë që dy çrregullimet kryesore lidhen me hipertiroidizmi (tepricë jodi) dhe hipotiroidizmi (mungesë jodi). Dy simptomat e përshkruara nga pacientja (shtimi i pakontrolluar në peshë dhe  ndjesia e të ftohtit) janë karakteristikë e kësaj të fundit. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që pacientja të jetë duke vuajtur një çrregullim të gjendjes tiroide. Por një përcaktim përfundimtar mund ta japë vetëm konsulta me mjekun endokrinolog, e shoqëruar kjo edhe  me ekografinë e testet hormonale. Pa vajtur tek mjeku, pacientja nuk duhet të bëjë asnjë hap./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?