Përshëndetje! Jam një zotëri rreth moshës 45 vjeç. Kam shumë gazra të tepërta . Kur rri ulur fillojnë zorrët e kërcasin, sikur kam një javë që s’kam ngrënë bukë dhe gjatë ditës më dalin shumë gazra. Problem e kam kur
jam me shokët.
Përgjigjja nga mjeku Bardhyl Popa
Përsa i përket gazrave dhe kërcitjes së zorrëve, mund të jenë disa shkaqe, si p.sh. intoleranca ushqimore (disa lloj ushqimesh treten me vështirësi nga organizmi apo organizmi nuk i përthith siç duhet dhe lind ky problem). Për këtë bëhet një analizë gjaku që quhet testi i intolerancës ushqimore. Shkak tjetër mund të jetë edhe insuficenca eksokrine e pankreasit. Mund të jetë një parazitozë e zorrës së trashë ose e helikobakterit në stomak. Mund të jenë shkaqe organike si të stomakut, ashtu edhe të zorrëve. Për këto duhen kryer ekzaminimet përkatëse (gastroskopi dhe kolonoskopi). Trajtimi fillohet me probiotike (mikrobe të mira që ka nevojë organizmi). Pas përjashtimit të shkaqeve organike, mund të kryhet dhe hidrokolonoterapia (ose lavazhi i zorrëve ku zorra e trashë lidhet me një aparat dhe futet ujë me presion në zorrë, gjithashtu dhe mikrobet e mira për pastrim).


