Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Kanceri anal është një lloj i pazakontë kanceri që zhvillohet në kanalin anal. Kanali anal është një tub i shkurtër në fund të rektumit me anë të së cilës nxirrni jashtqitjen.
Shumica e njerëzve të prekur nga ky lloj kanceri e kanë kapur atë në faza shumë të hershme, kjo për shkakun se shpesh herë nuk shfaq simptoma ose simptomat e tij mund të ngatërrohen me lloje të tjera sëmundjesh.
Simptomat më të zakonshme të kancerit anal janë:
Gjakderdhje nga anusi apo rektumi
- Dhimbje në zonën e anusit
- Kruarje anale
- Rritje të një mase në kanalin anal
- Ndryshime në lëvizshmërinë e zorrëve dhe ndryshime në jashtëqitje
Nëse ju shqetësojnë simptoma të mësipërme duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.
Kanceri anal është i lidhur ngushtë me infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST), një prej këtyre infeksioneve është Human Papilloma Virus (HPV). Dëshmia e HPV është zbuluar në shumicën e kancereve anale. HPV është menduar të jetë shkaku më i zakonshëm i kancerit anal.
Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e kancerit anal:
Mosha: shumica e njerëzve të prekur nga kanceri anal janë mbi 50 vjeç.
Shumë partnerë seksual: njerëzit që kanë pasur shumë partnerë seksualë gjatë jetës së tyre kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Marrëdhëniet seksuale anale: rrisin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Pirja e duhanit.
Gjenetika: ata që kanë pasur raste në familje me kancer të qafës së mitrës, vulvës etj kanë shans më të lartë për t’u prekur nga kanceri anal.
Human Papilloma Virus: prania e këtij infeksioni në trupin e njeriut rrit shansin për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë edhe kancerin anal.
Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit. Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t’u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri.
Burimi: Mayo Clinic